Rita Ora ka një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit

Mediale Vip

Rita Ora ka një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:38
Rita Ora

Rita Ora është një prej fytyrave publike që gjatë kësaj periudhe të pandemisë, nuk i ka kursyer këshillat.

Përmes fotografive të fundit, këngëtarja ka bërë të ditur se çdo ditë del për të ecur në ajër të pastër, por gjithnjë duke qenë e sigurt.

Meqenëse sot është “Dita Ndërkombëtare e Shëndetit”, Rita bëri thirrje që gjatë kësaj kohe të vështirë në të cilën po kalojmë, të qëndrojmë të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht.

Mesazhi i saj ishte se ka një dritë në fund të tunellit, andaj do ia dalim së bashku ta mundim pandeminë.

Por, vëmendje mori veshja super e shkurtër e saj, në të cilën gati zbuloi pjesët intime.

“Unë jam shumë mirënjohës që jam në gjendje të largohem nga shtëpia dhe të kem akses në një vend të sigurt një herë në ditë për të ecur dhe për të marrë frymë në ajër të pastër! Sot është #DitaNdërkombëtareeShëndetit dhe është kaq e rëndësishme që të mbajmë veten të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht gjatë kësaj kohe  Ne mund të jemi përgjegjës së bashku dhe ka një dritë në fund të tunelit !!! Ju dërgoj shumë dashuri të gjithë juve”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat