Artisti Shkodran Rrok Gjergji sjell "Kur po vjen prapë ajo verë"

Mediale Vip

Artisti Shkodran Rrok Gjergji sjell "Kur po vjen prapë ajo verë"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:33
Shkodran Rrok Gjergji

Ai është një këngëtar i njohur shkodran, artist i dekadave, që në vitin 1986 kur nisi të këndojë dhe me grupin e tij që performonin nëpër gëzimet familjare.

Po flasim për këngëtarin shkodran Rrok Gjergji që pas shkëputjes nga viti 91 e deri në 2000 u rikthye për të mos iu ndalur muzikës popullore duke qenë mjaft i kërkuar në gëzimet familjare.

Hapave të tij si krah i djathtë iu bashkua edhe vajza e talentuar, tashmë këngëtare e mirënjohur Gentjana Gjergji e më pas edhe djali Rolandi.

Rrok Gjergji sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull "Kur po vjen prapë ajo verë", një këngë kurbeti e me një temë aktuale ku çdo shqiptar e gjen veten kurdoherë e sidomos në këto ditë të vështira.

Kënga ka ardhur me klip dhe po ecën mjaft mirë ndërsa ia vlen që ta dëgjoni.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat