Kourtney mahnit me paraqitjen në fustanin elegant me print tigri

Mediale Vip

Kourtney mahnit me paraqitjen në fustanin elegant me print tigri

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:53
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian duket për mrekulli në paraqitjen e fundit.

Pas njoftimit se po tërhiqet nga “Keeping Up With the Kardashians” këtë sezon, Kourtney Kardashian erdhi tejet joshëse në imazhet e reja.

40-vjeçarja, theksoi figurën trupore në fustanin e gjatë me print tigri, në të cilin dukej për mrekulli.

Kourtney i kishte lidhur flokët lart, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë vathë prej diamanti.

Komentet e ndjekësve të saj ishin të shumtë për këtë paraqitje, disa prej tyre me shaka i thonin se mund të reagojnë aktisitët për mbrojtjen e kafshëve.

Ky postim i Kourtneyt erdhi pas njoftimit të saj se po tërhiqet nga ‘KUWTK”, ku u përplas fizikisht me motrën, Kim.

Kourtney Kardashian tha se ka vendosur të përqendrohet në familje dhe gjërat që e bëjnë të lumtur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat