Fjolla Morina rrëfen ditët në karantinë dhe planet për projektet e reja

Mediale Vip

Fjolla Morina rrëfen ditët në karantinë dhe planet për projektet e reja

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:18
Fjolla Morina

Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, së fundmi ishte pjesë e “Ftesë në 5” në një lidhje në viber, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve të izolimit.

Ajo këtë kohë pandemie globale është duke e kaluar në shtëpinë e saj me dy vajzat, me të cilat është duke zhvilluar aktivitete të shumta.

Zeshkania njëherësh nga të gjitha punët e shtëpisë veçoi gatimin si të preferuarin e saj, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet tradicionale.

Ndërkohë që, këngëtarja pranoi se është duke konsumuar më shumë se zakonisht dhe deri tani ka shtuar plot pesë kilogramë.

Krahas kësaj, 33-vjeçarja zbuloi se pas izolimit do të publikojë projektin e ri muzikor dhe se tashmë thuajse e ka finalizuar.

“Lule” përndryshe titullohet kënga e fundit e lansuar nga Fjolla në bashkëpunim me Beraton, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Deri në lansimin e projekteve të reja, mbetet të shijojmë këngët paraprake të artistes Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat