“Ti nuk e ‘rruan’ fare për …”- Ermal Mamaqi tregon pse u qeth tullac: Do ta mbaj mend gjatë

Mediale Vip

“Ti nuk e ‘rruan’ fare për …”- Ermal Mamaqi tregon pse u qeth tullac: Do ta mbaj mend gjatë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:36
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi pak ditë më parë publikoi një video ndërsa priste flokët.

Aktori i humorit u qeth tullac duke iu përgjigjur fansave që e kritikuan se nxorri dy filmat e tij online me pagesë.

“Kam lexuar komente që thonë ti Ermal nuk e rruan fare për këto komentet dhe mesazhet. E keni gabim, jo vetëm që e rruaj por shih,”- tha ai dhe më pas preu flokët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ja çmë bëtë ju që e doni filmin falas... www.filmshqip.al I❤Tropoja + 2GishtMjaltë = Online Dita 3511718462721

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Megjithatë në një lidhje në Skype në emisionin “Rudina”, Ermali tregoi pse e mori këtë vendim duke thënë se ishte një improvizim i momentit dhe përfitoi nga rasti për të prerë flokët pasi iu ishin rritur shumë.

“Ishte e momentit, një nga improvizimet e çastit, e shfrytëzova për të qenë edhe më rehat kështu sepse të them të drejtën kur rriten flokët, kur nuk ke kontroll, nuk ke berber ose parukier,”- u shpreh ai.

Ndërsa tregoi edhe si po kalon i izoluar brenda në shtëpi. Ermali tha se është ambientuar shumë dhe do jetë një pjesë e jetës që do ta mbajë mend gjatë.

“Jemi shumë mirë. Jemi ambientuar. Aq shumë jemi ambientuar sa nuk e dime sesi do të ndryshojmë, sesi do shkojnë punët kur të lirohemi. Është një pjesë e jetës që do ta mbaj mend gjatë,”- shtoi aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat