Moderatorja Dojna Mema flet pa dorashka dhe e thotë troç, ja cila pjesë e trupit të meshkujve i pëlqen më shumë

Mediale Vip

Moderatorja Dojna Mema flet pa dorashka dhe e thotë troç, ja cila pjesë e trupit të meshkujve i pëlqen më shumë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:57
Dojna Mema

Dojna Mema pak kohë më parë u vu në qendër të kritikave pasi publikoi në rrjetin social Instagram një foto të organit gjenital të femrës zbuluar.

Por moderatorja nuk e vrau mendjen për komentet negative, duke treguar se është e lirë të shprehë mendimin e saj.

Këtë gjë ka bërë edhe së fundmi. Dojna ka folur pa dorashka duke treguar se cila pjesë e trupit i pëlqen tek meshkujt.

Ndërsa u pyet nga ndjekësit e saj se çfarë i pëlqen më shumë tek meshkujt ajo u përgjigj se ishin të pasmet e tyre.

“Besnikëria, përkushtimim duart, shpirti artistik, dytë, sensi i humorit, të pasmet, mendja, të pasmet, qetësia, të pasmet,”- shkroi ajo.

Moderatorja pak muaj më parë publikoi  foton e pikturës “L’origine du monde” të Gustave Courbet.

Komentet fyese, negative, ku mbizotëronte fjalori banal ishin nga më të shumtat. Megjithatë, kjo nuk e nxiti Dojnën në asnjë moment që ta fshinte postimin nga profili i saj.

Përgjigjja e moderatores ishte pikërisht publikimi i këtyre komenteve pa censurë, duke shtyrë kështu që shumë vajza veçanërisht ta mbështesnin dhe përkrahnin Dojnën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat