Gratë Vip duhet të përveshin mëngët vet, aktorja “nuk mban më” dhe shpërthen në ulërima

Mediale Vip

Gratë Vip duhet të përveshin mëngët vet, aktorja “nuk mban më” dhe shpërthen në ulërima

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:41
Naomi Watts

Personazhet e famshëm të Hollywood janë nē listën e atyre të njerëzve që po ndjejnë tension gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak se tashmë shtëpinë e kanë ata të gjithën në dorë.

Në mungesë të stafit të tyre si kuzhinierëve, ndihmëseve apo pastruesve, zonjat e njohura që i kanë lënë këta të fundit të shkojnë në shtëpi për shkak të koronavirus, janë të detyruara t’i përveshin vetë mëngët.

E duket se njëra nga ato që nuk po e përballon aspak mirë këtë situatë është aktorja e njohur Naomi Watts.

Të martën, durimi i aktores arriti kulmin pasi printeri, fshesa me korrent dhe lavastovilja u prishën të gjitha.

51-vjeçarja, e cila është izoluar prej tre javësh në rezidencën e saj në Los Angeles – ndau ankthin e saj me fansat duke postuar një video me slowmotion ku shihet duke bërtitur në mënyrë histerike.

“Dita e karantinës #756: Kur printeri, fshesa me korrent dhe lavastovilja prishen të gjitha në një ditë”- shkruante ajo poshtë videos ku mori pëlqimin edhe të shumë miqve të famshëm të cilët duket sikur ‘e ndjenin’ dhe ishin dakord me gjendjen e saj.

Eh sa të ndryshon karantina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat