Pandemia nuk e ndal Taynën, nis punën për këngën e re

Mediale Vip

Pandemia nuk e ndal Taynën, nis punën për këngën e re

Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:13
Tayna

Tayna së shpejti vjen me projekt të ri muzikor.

Tayna tash e disa ditë qëndroi e mbyllur në shtëpi, në Prizren bashkë me prindërit e saj.

Reperja nuk i ka harruar fansat edhe gjatë kësaj periudhe pandemie, ajo ka nisur punën për të finalizuar projektin e ri muzikor.

Këtë gjë e bëri të ditur menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili përmes një postimi shfaqi reperen në studio duke punuar për këngën e re.

“Qa po vjen”, ka shkruar Hykolli sipër videos, ndërsa detaje të tjera nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura.

Për ndryshe, “Edhe ti”, mban titullin kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzikun.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat