Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele shet shtëpinë e saj

Mediale Vip

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele shet shtëpinë e saj

Më: 10 prill 2020 Në ora: 00:30
Adele

Adele shet shtëpinë me tetë dhoma gjumi në Sussex, që e kishte me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, me një humbje prej 1 milion funtash.

Adele thuhet se ka shitur shtëpinë që e ndante me ish-bashëshortin, Simon Konecki, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 31 vjeçe, pësoi humbje pasi pasuria e vendit të saj në Grinstead, Sussexi perëndimor u ble nga një financier vitin e kaluar.

Sipas The Sun, autorja e shumë hiteve pësoi humbjen me shtatë shifra pasi bleu shtëpinë me tetë dhoma gjumi për 4 milionë funta më 2017.

Shtëpia luksoze e shekullit 18 gjithashtu përmban një fushë tenisi dhe është vendosur në 48 hektarë tokë.

Sidoqoftë, prona ishte hedhur në shitje vitin e kaluar pasi Adele bëri kërkesë për divorc nga Simon, me të cilin u martua në një ceremoni private në vitin 2016.

Këngëtarja thuhet se ka pronë edhe në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë një shtëpi tjetër dhe një banesë në Londrën perëndimore.

Adele tani kalon shumë kohë në Los Angeles, ku ajo dhe Simon thuhet se kanë shtëpitë afër për ta bërë më të lehtë takimin mes ish-bashkëshortit dhe djalit të tyre.

Autorja e hitit “Hello” njoftoi për ndarjen nga partneri i saj prej tetë vjetësh, në prill 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat