Ju prezantojmë Antigona Bajrami, artiste, humaniste dhe plot talente të tjera

Mediale Vip

Ju prezantojmë Antigona Bajrami, artiste, humaniste dhe plot talente të tjera

Nga: Maksim Gjokaj Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:27
Antigona Bajrami

Emri i saj është jo pak i njohur në muzikën shqiptare e konkretisht ku këndohet muzika "live", por gjithmonë mjaft e kërkuar kudo.

Po flasim për artisten Antigona Bajrami por nëse mendoni se ajo këto ditë si të gjithë këngëtaret e tjera s'ka punë e koncerte për shkak të pandemisë e keni gabim ajo ka punë por ato që vërtetë i ka profesion si motër medicionale dhe shofere autobusi atje ku ajo jeton në Gjermani.

Antigona e ndjek rrjedhën e çdo gjëje që ndodh në Kosovë pasi ajo me origjinë është nga Peja.

Muzika për të është vetëm hobi që merret plot 10 vite, megjithëse ka në treg këngë mjaft të bukura e fundit ishte ajo e programeve festive por ne mësojmë se do të vijë pasi të jetë koha më e përshtatshme me një projekt të ri muzikor.

Artistja shkruan mjaft bukur e shpesh janë vargjet e saja në këngët që ajo këndon, ndërsa është një humaniste e madhe konkretisht për fëmijët por edhe në mbrotje të kafshëve, e nëse nuk e shohim duke kënduar atë patjetër e gjejmë duke ushtruar ndonjë talent tjetër, megjithëse ndjekësit e saj gjithmonë e duan aktive në muzikë.BS

Image
Antigona Bajrami
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat