Big Mama me rrëfim prekës: Pasi më vdiq babai, nëna pësoi sulm në tru dhe ...

Mediale Vip

Big Mama me rrëfim prekës: Pasi më vdiq babai, nëna pësoi sulm në tru dhe ...

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:34
Big Mama

Këngëtarja Big Mama ishte në lidhje direkte në emisionin e Rudina Magjistarit ku tregoi se këtë periudhë pandemie po e kalon me nënën e saj.

Big Mama tregoi se para se të ndërronte jetë babai i saj, pesë muaj më parë, nëna e saj kishte pësuar sulm në tru duke i paralizuar kështu anën e djathtë të trupit.

“Të them të drejtën unë shumë pak kohë kam patur për të kaluar me prindërit, veçanërisht me babin. Unë profesionin si këngëtare e kam duke udhëtuar dhe kam patur mall për prindërit. Tani që jam në karantinë bashkë me nënën time dhe mendoj dhe them sikur të ishte dhe disa muaj babi gjallë dhe të kalonim dhe ca kohë bashkë.”

“Shëndeti është një gjë shumë e rëndësishme dhe tani në këtë kohë e kuptojmë, pasi humba dhe babin tim madje të them të drejtën unë kam patur një vit katastrofik sepse para babait, unë kisha mamin, e cila kishte një sëmundje e cila më shokoi më shumë, se sëmundja ose vdekja e babit. Mamaja ime kishte sulm në tru dhe u paralizua ana e djathtë, ka qenë jo funksionale, jam marrë me mamin shumë në spitale të ndryshme. Aty e kam kuptuar se s’ka me shëndetin, sot je shumë mirë, je me këmbët e tua je shumë e fortë, shumë e fuqishme dhe për një moment mund të biesh përtokë dhe të mos mund as të flasësh, as të lëvizësh, pas asaj pata dhe rastin e babit dhe tani edhe kjo puna e virusit.”

“Të gjithë jemi me një eufori punë, lekë, vrapo andej, vrapo këndej, të arijmë qejfe, çfarë të veshim, luksin, por qejfi më i madh duhet të kuptojmë se është shëndeti”, ka rrëfyer Big Mama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat