Filmi ku do të luajë Camila Cabello në rolin e Hirushes, shtyhet për vitin 2021

Mediale Vip

Filmi ku do të luajë Camila Cabello në rolin e Hirushes, shtyhet për vitin 2021

Më: 11 prill 2020 Në ora: 07:28
Camila Cabello

Ajo është vendosur të bëjë debutimin e filmit të saj në Hollywood në imazhin muzikor të Hirushes. Është fjala për këngëtaren Camila Cabello, e cila për zhvillimin e këtij projekti duhet të presë më gjatë se është planifikuar për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.

Xhirimet po zhvilloheshin në Pine Wood Studios në Angli, por pas disa njoftimeve janë shtyrë për datën 5 shkurt të vitit 2021. 23-vjeçarja u caktua në rolin kryesor që në fillim të projektit dhe që atëherë u bashkua me një varg emrash të mëdhenj.

Aktori britanik, Nicholas Galitzine, do të luajë krahë saj në rolin e princit Robert, ndërsa Pierce Brosnan do të luajë babanë e tij, mbretin.

Ideja për filmin muzikor erdhi nga komiku britanik dhe prezantuesi i “The Show Late Show”, James Corden. Ai gjithashtu është duke prodhuar projektin me partnerin e tij të prodhimit ‘Fulwell 73,’ Leo Pearlman.

Së fundmi Camila ka qenë duke kaluar krizën e coronavirusit me të dashurin Shawn Mendes në Miami të Floridës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat