Koncerti ‘live’ i Andrea Bocellit është ndjekur nga 27 milionë vetë

Mediale Vip

Koncerti ‘live’ i Andrea Bocellit është ndjekur nga 27 milionë vetë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:37
Andrea Bocelli

Dje tenori italian mbajti koncert në katedralen ‘Duomo di Milano’.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, italianët e kishin të pamundur të organizojnë festa në grup për Ditën e pashkëve.

Por për të dërguar dashuri dhe lumturi në çdo shtëpi italiane dhe jo vetëm, është përkujdesur këngëtari Andrea Bocelli i cili ka mbajtur në koncert ‘live’ në katedralen e zbrazët të Milanos.

‘Muzikë për shpresë’ koncerti virtual i Bocellit është ndjekur nga hiç më pak se 27 milionë vetë, të cilët i mbushi në lot me performancën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat