Ju prezantojmë Shkodran Zeqiri, talent në futboll dhe në muzikë

Mediale Vip

Ju prezantojmë Shkodran Zeqiri, talent në futboll dhe në muzikë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:33
Shkodran Zeqiri

Që në moshën fare të vogël ai luan futboll dhe mjaft talent duke luajtur për Dynamo Dresden, Bayern München për 8 vite duke qenë kapiten e më pas për FC Carl Zeiss Jena.

Ky është djaloshi me origjinë nga Vitia e Kosovës por që jeton në München në Gjermani, ku mësojmë se talenti tjetër që ka është muzika, madje dimë se dëgjon gjithmonë orë të tëra muzikë para se të nisë ndjeshjen.

Që kur ishte 16 vjet ai largohet larg familjes për shkak të futbollit e sot ai ende është mjaft i ri 22 vjet ndërsa pjesa tjetër e kohës pas futbollit e kalon duke shkruar muzikë, duke krijuar këngë, ku shumë shpejt do ta shohim edhe në tregun muzikor, ndërsa muzika e tregun amerikan është e preferuara e tij.

Image

Shkodrani ka pasion edhe modën gjithmonë me stil, duke qenë një nga djemtë shqiptar më të pashëm e të veshur mjaft me stil, por futbolli dhe muzika e mbajnë atë më të sigurt, ndërsa se cilën do të zgjedhë në të ardhmen pritet të shihet e për më shumë mbi të rejat nga ai mund ta ndiqni edhe në Instagram me adresën shkodi.z .BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat