“Koncert për bamirësi”, Rita iu bashkohet yjeve që po performojnë nga shtëpia

Mediale Vip

“Koncert për bamirësi”, Rita iu bashkohet yjeve që po performojnë nga shtëpia

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:16
Rita Ora

Rita Ora ka njoftuar se do të performojë nga shtëpia më 18 prill.

Rita Ora përmes një postimi, ka bërë të ditur se më 18 prill do të performojë me moton “Një botë: së bashku në shtëpi”.

Këngëtarja bëri të ditur se performancat e tyre bëhen në mënyrë që ta falënderojnë stafin mjekësor për punën që po e bën këto ditë si dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19.

“Një botë: së bashku në shtëpi. Jam shumë e nderuar të ju njoftoj që i bashkohem “Një botë: Së bashku në shtëpi”, të shtunën, 18 prill për “WHO” dhe “Global Citizen” !! Së bashku ne do të performojmë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, në mbështetje të Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për OBSH. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi!”, ka shkruar Rita.

Për ndryshe, Rita Ora tash e sa ditë po qëndorn e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër, bashkë me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat