DiCaprio dhe De Niro u ofrojnë mundësi fansave të jenë pjesë e filmit të tyre të ri

Mediale Vip

DiCaprio dhe De Niro u ofrojnë mundësi fansave të jenë pjesë e filmit të tyre të ri

Më: 17 prill 2020 Në ora: 08:01
Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro

Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro, fansave që ofrojnë ndihmë në periudhën e koronavirusit, ua ofrojnë shansin për t’u shfaqur në filmin e tyre të ardhshëm.

Leonardo DiCaprio po i jep mundësinë një fansi me fat që të jetë në një film me të, për të ndihmuar në mbledhjen e parave për përpjekjet e ndihmës në luftën ndaj koronavirusit, shkruan DailyMail.

Aktori 45-vjeçar po u kërkon njerëzve të dhurojnë për “All In Challenge”, dhe një fitues me fat mund të ketë një rol në filmin e ri “Killers of the Flower Moon”, me regji nga Martin Scorsese dhe i interpretuar nga Robert De Niro.

Duke folur në një video në Instagram, ai tha: ‘Kohët e fundit kemi nisur #AmericasFoodFund për t’ju ndihmuar të sigurohemi që çdo familje në nevojë të ketë qasje në ushqim në këtë kohë kritike”.

“Komunitetet tona më të rrezikuara kanë nevojë për mbështetjen tonë tani më shumë se kurrë. Kjo është arsyeja pse ne po ju kërkojmë të na ndihmoni në #AllinChallenge”, shtoi ai.

“Nëse ndonjëherë keni menduar se si është të jesh në gjendje të punosh me të madhin @martinscorsese_, Robert De Niron dhe mua, ky është shansi juaj”, deklaron DiCaprio.

Aktori vazhdoi “Roberti dhe unë do të interpretojmë në filmin e ri të quajtur “Killers of the Flower Moon”, me regji të Martin Scorsese. Ne duam t’ju ofrojmë një rol, mundësinë për të kaluar ditën në set me ne të tre dhe për të marrë pjesë në premierë”.

Për të fituar shansin, njerëzit duhet të dhurojnë përmes allinchallenge.com, me fonde që do mblidhen do të përfitojnë shujta ushqimore Wheels America, No  Kid Hungry, World Central Kitchen dhe Feeding America.

Nisma humanitare u nis më 1 prill dhe për 72 orë u mblodhën mbi 13 milionë dollarë për t’i ndihmuar familjet të sigurojnë ushqim në këtë pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat