Ed Sheeran dhuron shumën bujare për bamirësi

Mediale Vip

Ed Sheeran dhuron shumën bujare për bamirësi

Më: 17 prill 2020 Në ora: 08:16
Ed Sheeran

Ylli i popit Ed Sheeran ka bërë një dhurim “domethënës” për një spital të fëmijëve në qarkun e shtëpisë së tij Suffolk, shkruan BBC.

Shefi ekzekutiv i spitalit Ipswich tha që paratë e dhuruara nga Sheeran, 29 vjeç, do të “krijonin një ndryshim masiv”.

“Është një dhuratë kaq e mahnitshme. Ajo tregon një bujari të jashtëzakonshme,” tha Nick Hulme.

Pop-ylli botëror, Sheeran u rrit në në Framlingham, Suffolk dhe tani jeton afër qytetit.

Z. Hulme tha që Sheeran kishte dhuruar një “shumë të konsiderueshme parash” dhe fondet “do të bënin një ndryshim masiv për fëmijët dhe familjet e tyre për shumë vite që vijnë”.

Në dhjetor, Sheeran nisi një fondacion muzikor bamirës për të ndihmuar muzikantët e rinj në Suffolk.

Menaxhmenti i tij nuk ka dhënë ende komente për dhurimin në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat