Vesa Luma mban mbrojtëse me simbolin e flamurit kombëtar

Mediale Vip

Vesa Luma mban mbrojtëse me simbolin e flamurit kombëtar

Më: 19 prill 2020 Në ora: 23:14
Vesa Luma

Masat mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë coronavirus janë shtuar në masë të madhe.

Një gjë të tillë nuk e kanë anashkaluar as edhe figurat publike, ku shumica prej tyre kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të përdorimit.

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, e cila tash e një kohë është duke pauzuar nga muzika, qëndron ende aktive në rrjetet sociale.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka vendosur një maskë mbrojtëse me simbolin e flamurit kombëtar.

Zelanda e Re, vendin në të cilin Vesa jeton më familjen e saj, ka regjistruar rreth 1.431 persona të infektuar me coronavirus.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat