‘Asllë’ zbulon sëmundjen nga e cila vuan: E kam shumë të vështirë

Mediale Vip

‘Asllë’ zbulon sëmundjen nga e cila vuan: E kam shumë të vështirë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 07:12
Birce Akalay

Ashtu si të gjithë qytetarët, edhe aktorja turke Birce Akalay është karantinuar këto ditë në shtëpinë e saj. Por për aktoren kjo periudhë nuk është aspak e thjeshtë. Në një intervistë së fundmi, Birce Akalay e cila njihet si “Asllë” nga seriali “Dashuri bardh e zi”, ka zbuluar se vuan nga një sëmundje.

Bëhet fjalë për klaustrofobinë, frika e izolimit në një hapësirë të vogël. Kjo sëmundje klasifikohet si një çrregullim ankthi dhe shpesh herë rezulton në një sulm mjaft të rëndë paniku. Akalay u shpreh se e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shtëpi pikërisht prej kësaj.

“Tani jam në shtëpi, por unë vuaj nga klaustrofobia dhe e kam shumë të vështirë. Po mundohem ta kaloj kohën me gjëra efektive. Kishim harruar të gjenim kohën për veten, për tu menduar. Tani i jemi rikthyer vlerave të vërteta”, -tha aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat