Shkak i pandemisë, edhe Taylor Swift detyrohet ta marrë këtë vendim

Mediale Vip

Shkak i pandemisë, edhe Taylor Swift detyrohet ta marrë këtë vendim

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:12
Taylor Swift

Taylor Swift e ka marrë vendimin e vështirë.

Për shkak të pandemisë janë anuluar shumë organizime, shkruajnë mediat e huaja.

Emra të njohur të ekranit kanë anuluar datat e caktuara dhe njësoj ka vepruar edhe Taylor Swift.

Vendim i vështirë mirëpo ajo i ka njoftuar fansat se të gjitha planet do të shtyhen për vitin 2021.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në koncert këtë vit, por e di se ky është vendimi i duhur. Ju lutem, ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të mundem, por tani ajo që është e rëndësishme është përfundimi i kësaj karantine, për hir të të gjithëve”, u shpreh ajo.

Shfaqjet e planifikuara më parë do të zhvillohen në vitin 2021 dhe do të shpërndahen bileta të reja atëherë.

Rimbursimet për shfaqjet në SHBA do të jenë në dispozicion më 1 maj, sipas kushteve të Ticketmaster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat