Gjendet i vdekur në pyll fotografi i njohur, modelja shqiptare: “Do të të dua gjithmonë”

Mediale Vip

Gjendet i vdekur në pyll fotografi i njohur, modelja shqiptare: “Do të të dua gjithmonë”

Më: 20 prill 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Fotografi i njohur Peter Beard është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Familja e tij njoftoi se trupi i gjetur në një park në Montauk i përkiste fotografit i cili ishte deklaruar i humbur që prej 31 marsit.

Peter ishte i njohur për fotot e famshme në natyrë, shpesh herë në terren të vështirë dhe të egër.

Image

Të shumtë janë ata që e njohin fotografin dhe janë shprehur të hidhëruar për largimin e tij nga jeta.

Në një status publik familja e fotografit tha se ai vdiq aty ku edhe jetonte, në natyrë.

Fotografi i njohur ishte një prej personave që ka ndikuar më së shumti në karierën e modeles shqiptare Vildane Zeneli.

Modelja ka postuar në instagram një status të dhimbshëm mbi largimin nga jeta të fotografit me të cilin ajo ka nisur karrierën në moshën 14 vjeçare.

“Ky lajm më ka trishtuar shumë!! Prehu në paqe Peter, ky burrë nisi karrierën time dhe e çoi në një tjetër nivel. E kam takuar kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi setit fotografik me të. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën dhe karrierën time, më bëre të besoj se mund të bëj gjithçka. Do të të dua gjithmonë”, shkruan Vildanë në një status në instastory shoqëruar me foton e fotografit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat