Reagon Vesa Smolica: Ma vodhën idenë e klipit të ri

Mediale Vip

Reagon Vesa Smolica: Ma vodhën idenë e klipit të ri

Më: 20 prill 2020 Në ora: 16:35
Vesa Smolica

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, së fundmi ka shpalosur planet për projektin e saj më të ri muzikor.

Ajo kishte planifikuar së bashku me kitaristin Faton Macula që në klip të sjell protagonist të ndryshëm ndërsa idenë ua ka treguar më herët fansave.

Mirëpo ajo mendon se ideja e saj është kopjuar. Këtë e sqaron vetë Vesa nëpërmjet një postimi në Instastory.

Image

“Niva qe ma paskan vjedh iden e videoklipit ne mungese talenti dhe futjes ne funksion te trurit per ide inovatore. Kopjaca t’kqi, sepse fatmirsisht krejt ideja sosht shpalos ende.. ka edhe shumë. Tash ma keni vulos tamam qe jeni tu n’percjell me vemendje ne cdo hap veq s’boni zo!Ju pershendes o fansa, keni me ma ni krismen!”, u shpreh këngëtarja pranë postimit.

Kujtojmë se së fundmi ishte 2Ton ai i cili e ka publikuar një videoklip të ngjashëm. Nuk dihet saktësisht nëse ky reagim i Vesës lidhej pikërisht me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat