Unikkatil paralajmëron projektin e ri muzikor?

Mediale Vip

Unikkatil paralajmëron projektin e ri muzikor?

Më: 21 prill 2020 Në ora: 21:46
Unikkatil

Ani pse kohë pandemie, emra të njohur të estradës po sjellin projekte muzikore të realizuara më herët apo edhe të cilat i kanë bërë tani gjatë kohës së pandemisë.

E duket se një plan të tillë e ka edhe reperi Unikkatil.

Ai la këtë të kuptohet nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram.

“Po mendoj ndoshta nuk ish kônë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, u shpreh ai.

Me këtë postim Unikkatil i ka gëzuar shumë fansat, andaj ka pranuar komente të ndryshme ku kanë lënë të kuptohet se mezi po presin që një gjë e tillë të ndodhë.

Detaje të tjera Unikkatil nuk ka zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat