Në kontakt të parë me të infektuarit, Kiara Tito e shqetësuar për të atin

Mediale Vip

Në kontakt të parë me të infektuarit, Kiara Tito e shqetësuar për të atin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:18
Kiara Tito

Babai i moderatores shqiptare është duke punuar në një spital në Itali.

Kiara Tito ditë më parë kishte publikuar një fotografi të të atit të saj ku zbuloi se babai është duke i punuar në një spital në Itali.

E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja është shprehur e shqetësuar për situatën e babait të saj, sepse është në kontakt të parë me të infektuarit.

“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku im më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit”, ka thënë Kiara.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat