Presin fëmijën e tyre të parë së bashku, shtatzënia nuk i bashkon por fut në krizë çiftin e famshëm Orlando Bloom dhe Katy Perry

Mediale Vip

Presin fëmijën e tyre të parë së bashku, shtatzënia nuk i bashkon por fut në krizë çiftin e famshëm Orlando Bloom dhe Katy Perry

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:29
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por raportohet se këngëtarja dhe aktori kanë probleme në çift gjatë kësaj periudhe.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi se marrëdhënia mes Katy Perryt dhe Bloom ndryshoi kur 35-vjeçarja ngeli shtatzënë.

Këngëtarja zbuloi se ishte shtatzënë në mars në videoklipin e saj muzikor të këngës Never Worn White.

“Orlando dhe ajo kanë disa ulje dhe ngritje tani. Katy është nervozuar se do të bëhet prind për herë të parë ndërsa aktori është stresuar për që do bëhen me fëmijë në këtë kohë,”- tha burimi.

Por pavarësisht krizës, Katy është e lumtur që është shtatzënë.

“Ajo gjithmonë ka dashur të bëhet nënë,”- shtoi burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat