U përfolën se ishin në një lidhje, Kejvina Kthella fotografohet me këngëtarin në rrugët e Kalifornisë

Mediale Vip

U përfolën se ishin në një lidhje, Kejvina Kthella fotografohet me këngëtarin në rrugët e Kalifornisë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 06:35
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella dhe këngëtari Seven Saraqi janë fotografuar sërish së bashku.

Këngëtari publikoi një foto me ish-velinën ndërsa ecnin së bashku në rrugët e Kalifornisë.

Dhe e njëjta foto u ripublikua nga Kejvina në InstaStory.

Të dy mbanin maska në fytyrë për tu mbrojtur nga infektimi me COVID-19.

Kejvina dhe Seven u përfolën pak kohë më parë se ishin në një lidhje, por ish-velina i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se ishin vetëm miq.

Dyshimet lindën pas këngëtari publikoi një video me Kejvinën në rrjetet sociale ku dukeshin shumë të afërt.

Tani duket se ata po qëndojë në Kaliforni nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë mirë së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat