Enca Haxhia paralajmëron albumin e saj të dytë

Mediale Vip

Enca Haxhia paralajmëron albumin e saj të dytë

Më: 26 prill 2020 Në ora: 23:44
Enca

Këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë ka sjellë diçka të re sa i përket sferës së muzikës. Ajo është aktive në rrjetet sociale, në prodhimin e teksteve muzikore e së fundmi ka dëshmuar se ka talent edhe në aktrim.

Në këtë kohë pandemie, derisa të gjithë po qëndrojnë të izoluar, një gjë të tillë është duke e bërë edhe 24-vjeçarja.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Enca ka përgatitur disa këngë të ndryshme dhe ka filluar të punojë në albumin e saj të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për “Prive”, ku tregoi për planet e mëtutjeshme të muzikës.

Mund të them që kam nisur përgatitjet për albumin e dytë të ri, të papublikuar akoma”, kishte thënë Enca.

Këngëtarja thekson se është duke punuar edhe në klipin e këngës “Ku mete”, por që puna është ngadalësuar për shkak të pandemisë coronavirus.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat