Albana Osmani rikthehet në ekran, ja logoja në të cilën do ta shihni së shpejti

Mediale Vip

Albana Osmani rikthehet në ekran, ja logoja në të cilën do ta shihni së shpejti

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:11
Albana Osmani

Moderatorja e njohur, Albana Osmani pritet të kthehet në ekran shumë shpejt. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një lidhje direkte me emisionin e pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’ me Evi Reçin.

Duke qeshur, Osmani ka pohuar se mund të jetë shumë pranë me të, duke konfirmuar zërat se do të jetë pjesë e ekranit të ‘Vizion Plus’.

Nuk dihet ende se me cilin format do të rikthehet Albana, apo cili do të jetë orari në të cilin publiku do e ndjekë, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.

Kujtojmë se Albana ka një eksperiencë shumëvjeçare në ekranin e ‘Top Channel’ ku nisi rrugëtimin si moderatore e shumë spektakleve apo emisioneve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat