Mozzik jep lajmin e shumëpritur për fansat

Mediale Vip

Mozzik jep lajmin e shumëpritur për fansat

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:55
Mozzik

Mozzik ka njoftuar që së shpejti publikohet albumi i tij i ri.

Kishte planifikuar shumë koncerte, por Mozzik si të gjithë artistët e tjerë u detyrua t’i anulojë për shkak të pandemisë.

Mozzik ishte i ftuar në një intervistë te Rudina, ku zbuloi detajet rreth projekteve të reja muzikore, saktësisht albumit të ri.

Image

Reperi tha se në qershor apo më së largu deri në gusht do të publikohet albumi i tij i ri, i cili do të përmbajë gjithsej 15 këngë.

Ai theksoi se në album do të jenë 7 deri 8 këngë shqip, ndërsa pjesa tjetër janë në gjuhën gjermane.

Në këtë album, Mozzik nuk ka ndonjë bashkëpunim me artistat vendor, por nuk do të mungojnë ato me të huajt.

Kujtojmë se reperi gjatë kësaj kohe pandemie po qëndron bashkë me familjen në Kosovë, ndërsa ka mall për vajzën Hanën, e cila është bashkë me nënën e saj, Loredanën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat