Në kohë pandemie, Arilena Ara ka një dhuratë: Koncert recital në sheshin Nënë Tereza!

Mediale Vip

Në kohë pandemie, Arilena Ara ka një dhuratë: Koncert recital në sheshin Nënë Tereza!

Më: 29 prill 2020 Në ora: 21:57
Arilena Ara

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë në karantinë, artistët kanë dhënë kontributin e tyre për të dhuruar ‘spektakël’ në kushte karantine, duke ua lehtësuar sadopak qytetarëve izolimin në shtëpi.

E nisi Ardit Gjebrea, i cili që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, çdo javë producenti dhe moderatori i ‘E diela shqiptare’ fton një artist për të performuar në njē prej lagjeve të Tiranës.

Mandej do të vijonin nisma personale (si ajo e këngëtarit Bujar Qamili në Shkodër) apo nisma të Bashkisë së Tiranës që do të ftonin këngëtarë të ndryshëm për të kënduar në disa prej lagjeve të Tiranës..

Këngëtarja Arilena Ara, duket se ka vendosur ta zgjerojë pak më shumë këtë nismë, pasi artistja e re ka menduar të realizojē njē koncert recital në sheshin Nënë Tereza, ndonëse pa asnjë publik.
Ka qenë vetë Ara ajo që ka ndarë me ndjekësit në instagram lajmin e bukur, ndonëse ende nuk ka një datë zyrtare.

Image
Arilena Ara

Arilena Ara do të ishte përfaqësuesja e Shqipërisë nē Eurovizion që do të mbahej në Maj të këtij viti, por që për shkak tē pandemisë ky edicion u shty për vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat