Mario në zi, xhaxhai i tij humb betejën me COVID-19

Mediale Vip

Mario në zi, xhaxhai i tij humb betejën me COVID-19

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:32
Mario Dedivanovic

Mario Dedivanovic ka humbur një familjar që ishte infektuar me koronavirus.

Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic javë më parë bëri të ditur se xhaxhai i tij është infektuar me koronavirus.

Tani, ai me dhimbje të thellë, Mario jep lajmin se xhaxhai i tij humbi betejën me armikun e padukshëm COVID-19.

“Pusho në paqe Axhi i ëmbël. Të dua. Do të më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Dedivanovic.

Mario ditë më parë kishte kontribuar me dhurimin e maskave për spitalin në Bronx, ku ishte duke u mjekuar xhaxhai i tij.

Image

Kujtojmë se Mario është grimeri personal i yllit televiziv, Kim Kardashian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat