“Jemi shumë të lumtur”; Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë

Mediale Vip

“Jemi shumë të lumtur”; Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:24
Jimmy Fallon dhe Gigi Hadid

Një mama modele: Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Pas shumë thashethemesh, supermodelja më në fund konfirmoi vet se është shtatzënë gjatë një lidhjeje online me  programin “Tonight Show With Jimmy Fallon”.

Pasi Fallon e nisi komunikimin me 25-vjeçaren me fjalët “urime për shtatzëninë, është lajmi më i bukur”, ajo vijoi duke konfirmuar dhe tha:

“Sigurisht që do donim ta kishim konfirmuar lajmin sipas mënyrës sonë, por jemi shumë të lumtur, të emocionuar dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit nga ju.”

Modelja u shpreh se ndihet mirë që në këtë kohë ndodhet në shtëpi me familjen e njerëzit e dashur dhe kështu është duke e përjetuar pritjen e ëmbël ditë pas dite.

Gigi po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Pennsylvania bashkë me Zyan dhe familjen thuhetse është  20 javëshe shtatzënë dhe sipas zërave dyshja do të bëhet me vajzë!

Fëmija do të jetë i pari për 25-vjeçaren dhe 27-vjeçarin Malik që që prej 2016-ës kanë pasur një romancë me disa ndarje e ribashkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat