Erdhi Syni me "Ruju", super projekt

Mediale Vip

Erdhi Syni me "Ruju", super projekt

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 maj 2020 Në ora: 12:02
Syni

Ai ka 13 vite që merret me muzikë me origjinë nga Maqedonia por që ka lindur dhe jeton në Zvicër, e pasi ka publikuar disa këngë sapo ka sjellë një super projekt të ri muzikor.

Po flasim për reperin Syni emri i artit ky pasi ai quhet në të vërtetë Ersan Murati e kënga më e re quhet "Ruju" e duket se do të jetë një hit.

Ne mësojmë se ai i shkruan vetë këngët ndërsa një ditë do të donte të kishte një bashkëpunim me reperin e njohur Noizy, e projekti më i ri ka edhe një video mjaft të bukur ku luan si protagonist në të edhe një tjetër personazh i njohur shqiptar i fitnesit siç është Rony Kolgeci.

Mjafton që të klikoni në kanalin Youtube me emrin SYNI dhe titull "Ruju" dhe mund ta dëgjoni pasi ia vlen dhe ka kënga që në start ka nisur të pëlqehet mjaft.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat