Top Awards Ekskluzive: “Stresi ka gati këngën e re si edhe albumin e ri”

Mediale Vip

Top Awards Ekskluzive: “Stresi ka gati këngën e re si edhe albumin e ri”

Më: 3 maj 2020 Në ora: 19:06
Stresi

I gjendur shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij personale por edhe karrierës së tij muzikore, Stresi është një ndër personazhet më real të tregut muzikor shqiptar, të paktën këtë thotë vetë ai në një intervistë të dhënë për “Top Awards”.

Fansat e tij e kanë rikthyer Stresin në vendin që ai meriton pasi falë votave të tyre në: topawards.top-channel.tv, reperi ka arritur që të mbajë kreun e “The Top List” për 5 javë rresht me “Loco”.

I kontaktuar nga Top Awards, Stresi ka zbuluar më shumë për suksesin e këngës së tij por gjithashtu edhe për planet në të ardhmen, duke na lënë të nënkuptohet se nuk ka virus që e mposht dëshirën dhe pasionin e artistit për muzikën.

Top Awards: Kjo është hera e parë për ju që qëndroni kaq gjatë në krye të “The Top List”, cdo të thotë kjo për ju?

Stresi: Kjo arritje vërteton faktin se kam punuar shumë këtë vit, kam publikuar mbi 9 videoklipe. Më është shpërblyer puna ime, kjo do të thotë progres.

Top Awards: Na zbuloni më shumë për këngën “Loco”, si lindi si ide, sa kohë të është dashur të punosh për të?

Stresi: Ideja e këngës ishte e Dj Flor Bana, me të cilin jemi një label. Kam arritur ta përfundoj shumë shpejt, për 30 minuta. Nga gjithë repertori im, “Loco” është kënga ime e preferuar për momentin.

Top Awards: Kush është kujdesur për tekstin, muzikën dhe klipin?

Stresi: Për tekstin jam kujdesur unë ndërsa sa i përket klipit, është Premtimi, një djalë tepër i talentuar. Muzika është punuar me shumë kujdes nga Besio dhe Irkenc Hyka.

Top Awards: E prisnit gjithë këtë sukses të “Loco”? Mendoni se fansat të preferojnë kaq “të cmendur”?

Stresi: Të them të drejtën e prisja sepse realizuam në kohë rekord një këngë shumë të madhe dhe e mendova suksesin e saj. Fansat e mi janë më të zjarrtë nga gjithë estrada shqiptare, më duan ashtu sic jam, kjo është e mira e kësaj pune, të të duan sic je sepse jam me realisti në këtë estradë.

Top Awards: Ke ndonjë mesazh për fansat që vazhdojnë të të mbështesin pafund?

Stresi: I falenderoj përzmersisht dhe ju uroj shëndet, Zoti qoft me ju.

Top Awards: Mendon se do ia dalësh të thyesh rekordin si artisti me më shumë javë në krye të listës së Top Awards?

Stresi: Me mbështetjen e fansave të mi, shpresoj shumë.

Top Awards: Cilat janë planet e tua më të afërta, ke gati projekte të cilat do i publikosh?

Stresi: Po punoj për albumin tim dhe do jetë më i miri në tregun muzikor. Gjithashtu kam thuajse gati këngën e radhës, e cila titullohet “Shokun Se Lo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat