E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez dhuron 20 mijë maska në luftën ndaj COVID-19

Mediale Vip

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez dhuron 20 mijë maska në luftën ndaj COVID-19

Më: 4 maj 2020 Në ora: 22:41
Georgina Rodriguez

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka dhuruar 20 mijë maska për të prekurit nga COVID-19.

Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, gjersa thotë se bartja e një maske është një veprim themelor për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Madje, ajo shton se ne mund ta zvogëlojmë numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje dhe ta shpëtojmë botën me një veprim të thjeshtë.

“Si komunitet i madh që jemi, ne mund të zvogëlojmë numrin e personave të prekur nga kjo sëmundje dhe ta shpëtojmë botën me një veprim aq të thjeshtë sa të mbulojmë veten. Ju lutemi, le të vazhdojmë ta përhapim këtë mesazh. Së bashku do ta kalojmë”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Feliz fin de semana!¡ “Los sueños no desaparecen si las personas no los abandonan “✨ ? @aloyoga

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat