Klea Huta zbulon gjininë e bebit me një video emocionuese

Mediale Vip

Klea Huta zbulon gjininë e bebit me një video emocionuese

Më: 5 maj 2020 Në ora: 06:41
Klea Huta

Klea Huta dhe Elgit Doda janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë, ndoshta për supersticion apo se kanë dashur ta shijojnë vetëm për vete, janë treguar të rezervuar rreth kësaj teme. Pasi lajmi i shtatzënisë së Kleas qarkullonte prej kohësh në të gjitha mediat, moderatorja e konfirmoi vetë në fillim të marsit, me një foto ku shihej qartë barku.

Nga përshkrimi i videos kuptohej edhe që bebi ishte djalë.

Ndërkohë që Klea është drejt fundit të shtatzënisë, ka vendosur ta konfirmojë gjininë me një video speciale, duke përmbledhur të gjitha momentet më të bukura të këtij rrugëtimi, nga testi deri te tradita që njihet si “gender reveal” ose shqip zbulimi i gjinisë.

Siç e kemi parë shpesh në videot që qarkullojnë online, edhe Klea me Elgitin zgjodhën që të mos ta mësojnë gjininë gjatë ekos, por me anë të një tullumbaceje. Nga shiritat blu që dalin pas çarjes së tullumbaces kuptohet që bebushi është djalë.

Një video që do të mbetet një kujtim i ëmbël edhe për bebin që do të vijë shumë shpejt në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat