Harry dhe Meghan festojnë 1 vjetorin e djalit të tyre

Mediale Vip

Harry dhe Meghan festojnë 1 vjetorin e djalit të tyre

Më: 6 maj 2020 Në ora: 16:55
Harry dhe Meghan

Sot është një ditë shumë e veçantë për princin Harry dhe dukeshën e Sussex Meghan pasi djali i tyre mbushi 1 vjeç.

Ata vendosin ta festojnë ditëlindjen e tij dhe ta ndajnë atë me të gjithë përmes një video të postuar në rrjete sociale.

Në video shfaqet Meghan me Archien e vogël teksa i lexon librin e tij të preferuar.

Ndërkohë Harry është ai që regjistron këtë video. Kjo vjen dhë në një kuadër të një fushate bamirësie për të gjithë fëmijët që janë prekur më shumë nga koronavirusi.

30 milion fëmijë në të gjithë botën vuajnë për ushqim, një situatë kjo e krijuar nga pandemia.

Ndaj nisma "Save the children" po punon për të ngritur fonde të mjaftueshme që tu vijë në ndihmë sadopak këtyre fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat