Gigi Hadid nuk do të ndalet me kaq! Supermodelja zbulon planet për një familje të madhe

Mediale Vip

Gigi Hadid nuk do të ndalet me kaq! Supermodelja zbulon planet për një familje të madhe

Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:25
Gigi Hadid, Zayn Malik

Supermodelja Gigi Hadid raportohet se po planifikon të ketë shumë fëmijë me partnerin Zayn Malik. Bukuroshja 25-vjeçare aktualisht po pret fëmijën e saj të parë me yllin e popit, 27 vjeç.

Por duket se Gigi nuk do e lërë me kaq! Një burim tha për “The People”: "Ata kanë patur ulje-ngritjet e tyre, por nuk ndaluan së interesuari për njëri-tjetrin.”

Burimi ka thënë gjithashtu se ajo ka plane për krijimin e një familjeje të madhe me Zayn Malik.

Lajmin për shtatzëninë e supermodeles e ka bërë publik fillimisht nëna e saj, Yolanda Hadid.

Ajo tha: "Sigurisht që jemi shumë të emocionuar. Jam shumë e lumtur që do bëhem gjyshe në shtator, veçanërisht pasi humba nënën time kohët e fundit. Por kjo është bukuria e jetës, një shpirt na lë dhe një i ri vjen. Ne ndihemi shumë të bekuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat