Pasi konfirmoi shtatzëninë, Gigi Hadid aktivizohet në kuzhinë

Mediale Vip

Pasi konfirmoi shtatzëninë, Gigi Hadid aktivizohet në kuzhinë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 08:49
Gigi Hadid

Supermodelja 25-vjeçare, e cila konfirmoi kavën e kaluar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të Zayn Malik, ka provuar të jetë kuzhiniere në karantinë teksa solli pamje mbresëlënëse të bukës së saj të  përgatitur në shtëpi, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi se me çka e shoqëroi bukën që përgatiti, duke shfaqur djathë dhe fruta në tavolinë.

“Një qëllim i imi në karantinë ishte të filloja të bëja bukë”, u tha ajo 53.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram, përpara se të konfirmonte se procesi ishte “ia vlen të presësh”.

Image

Ajo theksoi se receta ishte “nga kuzhina ime”, duke trguar hap pas hapi edhe për përgatitjen e salcës me vodka pikante pa alkool.

Motra e vogël e saj, Bella po ashtu ka qenë e angazhuar në gatim, ajo kishte përgatitur edhe biskota për Gigin.

Ato po jetojnë të izoluara në Pensilvani, bashkë me nënën, Yolanda Hadid si dhe babanë e tyre, ndërsa vëllai Anwar Hadid është në Londër bashkë me Dua Lipën.

Muajin e kaluar, Gigi festoi ditëlindjen e 25-të, ku edhe u zbulua shtatzënia e modeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat