Lori Hoxha bëhet nostalgjike, tregon historinë e veçantë me babain e ndjerë

Mediale Vip

Lori Hoxha bëhet nostalgjike, tregon historinë e veçantë me babain e ndjerë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:07
Lori Hoxha

Postimet e Lori Hoxhës kanë tërhequr gjithmonë vëmëndjen dhe pse tani janë shumë të rralla.

Por së fundmi ajo ka rrëfyer një histori teksa ka treguar se ka gatuar spageti me vongole.

Ajo ka pohuar se ky ushqim i kujton kohën kur jetonte në Romë dhe babai i saj, Dritan Hoxha, udhëtonte për t’i takuar gjatë fundjava dhe i çonte pranë detit për drekë, për të shijuar pamjen dhe për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar, që ishin pikërisht spagetit me vongole.

 "Bëra spageti me vongole sepse më kujtojnë vitet kur jetoja në Romë. Babai im vinte gjatë fundjavave dhe na çonte për drekë pranë detit. Ky ishte ushqimi ynë i preferuar", shkruan Lori.

Lori e ka treguar gjithmonë se ka patur një lidhje të ngushtë me të atin dhe me sa duket është bërë nostalgjike për kohën pranë tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat