Besa po vjen me bashkëpunim, fansat thonë se është me Majk

Mediale Vip

Besa po vjen me bashkëpunim, fansat thonë se është me Majk

Më: 11 maj 2020 Në ora: 15:23
Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima po vjen me projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

Aty këngëtarja e ka zbuluar se kënga që do ta sjell është bashkëpunim mirëpo nuk ka zbuluar emra.

Këngëtarja deshi që vetë ndjekësit e saj të japin mendime se me kë mund të jetë ky bashkëpunim.

Duke qenë se edhe Majk e ka paralajmëruar së fundmi këngën e re, fansat mendojnë se dyshja kanë bashkuar idetë për këtë këngë.

Megjithatë ende detajet konkrete nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat