Ky është libri që po e lexon Dua Lipa gjatë vetiozlimit

Mediale Vip

Ky është libri që po e lexon Dua Lipa gjatë vetiozlimit

Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:09
Dua Lipa

Dua Lipa ka treguar për fansat se cilin libër po e lexon gjatë këtyre ditëve.

Dua Lipa gjatë pandemisë është vetizoluar bashkë me të dashurin, Anwar Hadid në Londër.

Dyshja po kalojnë kohë të bukur pranë njëri-tjetrit, teksa po merren me aktivitete të ndryshme në shtëpi.

Këngëtarja, përmes një postimi në Instagram ka treguar se po lexon librin “My dark Vanessa”, të autores Kate Elizabeth Russell.

Libri i Russell është publikuar më 10 mars 2020, ndërsa Dua shumë shpejt siguroi një numër të këtij botimi të ri.

Image
My dark Vanessa

Për ndryshe, artistja shqiptare aktualisht po shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, ajo së fundi ka publikuar videon e animuar të këngës “Break my heart”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat