Blogerja e njohur përlot rrjetin: Më pyesin çdo ditë kur do bëhem nënë

Mediale Vip

Blogerja e njohur përlot rrjetin: Më pyesin çdo ditë kur do bëhem nënë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:48
Farah Dhukai

Blogerja e njohur për videot e makjazhit dhe kujdesit për lëkurën e flokët, Farah Dhukai ka përlotur rrjetin me videon e saj të fundit në Youtube. 32-vjeçarja mes lotësh tregoi se për tre vite po përpiqet të sjellë në jetë një fëmijë teksa ka qenë një proçes i vështirë me ndjekësit që i bëjnë presion gjithë kohës.

“Unë dhe bashkëshorti im kemi tre vite që përpiqemi për një fëmijë dhe deri tani asgjë nuk ka ndodhur. Për 3 vite, çdo muaj ti mendon se diçka do ndodhë, por nuk ndodh. Ti mundohesh të jesh pozitive dhe shpreson që muajin tjetër do ndodhë, por sërish nuk ndodh, as në muajt në vazhdim. Ndihem sikur diçka nuk shkon me mua si grua”, u shpreh Farah me lot në sy.

Farah tregoi se për shkak të komenteve që merr në rrjete sociale, ku ndiqet nga miliona njerëz, ajo po kalon probleme me shëndetin mendor.

“Shoh shpesh komente që më pyesin nëse jam shtatzënë, më bëhet qejfi që njerëzit duan të na shohin një familje të lumtur. Jam mirënjohëse për ato komente, edhe pse lëndohem si një person që po përpiqet të ngelet shtatzënë. Por me kalimin e viteve, komentet kanë ndryshuar nga pozitive në komente të tilla: “Pse s’ke fëmijë? A mund të bësh fëmijë?”. Pastaj shkuan deri në atë pikë ku shkruanin: “Bashkëshorti të tradhëton sepse ti je infertile”. Nuk e dini sa e vështirë është t’i lexosh këto komente, kur e vetmja gjë që dëshiron është të bekohesh me një fëmijë”, tha blogerja teksa u shpreh se femrat fajësohen gjithnjë kur në fakt ata që të dy po përpiqen për të sjellë në jetë një fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat