Baba për herë të parë, “Ezel” flet për bebushin që do vijë së shpejti

Mediale Vip

Baba për herë të parë, “Ezel” flet për bebushin që do vijë së shpejti

Më: 15 maj 2020 Në ora: 18:24
Kenan Imirzalioglu me gruan e tij

Aktori turk Kenan Imirzalioglu ose siç e njohim ndryshe “Ezel”, do të bëhet baba për herë të parë.

Aktori 45-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, 32 vjeçe pas 4 vitesh martesë po presin të bëhen prindër.

Mediat turke kanë zbuluar se çifti do bëhen me vajzë megjithatë vetë ata ende nuk e kanë konfirmuar gjininë.

Së fundmi “Ezel” ka folur për herë të parë për bebushin që do vijë në jetë dhe ka treguar se ai nuk do të jetë një baba xheloz nëse fëmija thotë fjalën e parë “Mama”.

Aktori u shpreh: “Pasi të lind fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz.

Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”.

Sipas mediave turke bashkëshortja e aktorit, Sinem Kobal është 15 javëshe shtatzënë. Ajo ka nisur një kurs online për të bërë joga me një mësuses privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat