Jessica Alba rikthehet në rolin kryesor në film të ri

Mediale Vip

Jessica Alba rikthehet në rolin kryesor në film të ri

Më: 16 maj 2020 Në ora: 11:01
Jessicat Alba

Jessicat Alba po vjen me rol në një film në Netflix.

Netflix është duke sjellë një tjetër film të zhanrit aksion, kësaj radhe me Jessica Albën në rolin kryesor, shkruan DailyMail.

Aktorja 39-vjeçare do të interpretojë rolin në filmin e ardhshëm aksion-thriller “Trigger Warning” të Netflix, shkruan Variety

Regjisorja indoneziane Mouly Surya, e njohur më së miri për punën e saj të mirënjohur në “Malina The Murderer In Four Acts”, do të jetë regjisore e filmit.

Josh Olson (A History Of Violence) dhe John Brancato (The Game) e shkruan skenarin.

Alba gjithashtu do të bëjë detyrë të dyfishtë, edhe si producente ekzekutive.

Në film, Alba do të luajë një veterane të traumatizuar e cila trashëgon lokalin e gjyshit të saj pas vdekjes së tij të parakohshme, dhe është përballur me një dilemë morale pasi zbuloi të vërtetën që qëndron pas vdekjes së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat