Luana Vjollca zgjedh fjalët më të ëmbla për të uruar ditëlindjen e Marinës

Mediale Vip

Luana Vjollca zgjedh fjalët më të ëmbla për të uruar ditëlindjen e Marinës

Më: 17 maj 2020 Në ora: 19:29
Marina dhe Luana

Ato janë prezantueset që kanë pushtuar ekranet televizive dhe vazhdojnë të kenë sukses në shumë sfera të jetës. Bëhet fjalë për Luana dhe Marina Vjollcën, të cilat janë ndër personazhet më të komentuara në skenën shqiptare.

Marina, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj të 29-të, me rastin e të cilës motra e saj, Luana, ka bërë një dedikim special.

Ajo i ka zgjedhur disa imazhe të ndryshme, të cilat i ka publikuar në  Instagram, duke e shoqëruar kështu postimin e saj për motrën.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime Marina Vjollca. E falënderoj Zotin çdo ditë që më ka bekuar në çdo hap të jetës me ty, je e pazëvendësueshme”.

Je gjysma ime e jetës, pa të cilën nuk do bëja dot. P.S. Po postoj ca nga budallallëqet tona pa leje. Të dua”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve të ndara.

Më parë gjatë ditës, Marina ka pranuar një mesazh të veçantë nga bashkëshorti i saj dhe njëherësh rep-artisti, Getit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat