Noah Cyrus tregon mes lotësh sa të vështirë e ka pasur të ishte motra e Miley-t

Mediale Vip

Noah Cyrus tregon mes lotësh sa të vështirë e ka pasur të ishte motra e Miley-t

Më: 19 maj 2020 Në ora: 07:06
Miley dhe Noah Cyrus

Noah Cyrus, motra e vogël e Miley Cyrus ka treguar gjatë një Instagram Live si ka qenë për të të kishte një motër aq të famshme dhe të pëlqyer sa Miley. Ndryshe nga ç’mund të kishit menduar, s’ka qenë aspak e thjeshtë. Ajo u emocionua shumë teksa fliste për këngën e saj të re ‘Young and Sad”, ku tregon si ishte të rritej nën hijen e Miley-t.

“Të lindja në një familje si imja nuk ishte e thjeshtë. Ka qenë e vështirë për mua të isha motra e Miley-t. Gjithmonë ndihesha sikur isha ai njeriu për të cilin askujt nuk i plaste. Kjo për shkak të atyre që njerëzit shkruanin online”, -tha Noah teksa qante.

“Ishte e papërballueshme. Prandaj shkrova, ‘Motra ime është si rreze dielli/ Gjithmonë sjell dritë, kudo ku shkon/ Ndërsa unë linda për retë me shi/ E bekuar në hijen e saj.’ Sepse kjo është ajo që më kanë thënë të gjithë, çfarëdo që të ndodhë, unë do të isha nën hijen e saj.”

Më pas ajo vazhdoi: “Ishte diçka që e dëgjova gjithë jetën time, çdo ditë të jetës sime. Kjo sepse nuk isha mjaftueshëm, qoftë në pamje apo në mënyrën si isha. Ndonjëherë ndjej se nuk marr dot plotësisht frymë.”

Noah shtoi se pas kësaj nuk ka më në plan të flasë për këngën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat