“Fikë se fikë, bile me muzikë”, Labi ia thotë këngës bashkë me djalin në shtëpi

Mediale Vip

“Fikë se fikë, bile me muzikë”, Labi ia thotë këngës bashkë me djalin në shtëpi

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:26
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri ashtu sikurse artistët e tjerë nuk ka qenë aktiv me koncerte gjatë kësaj periudhe.

Kjo për shkak të pandemisë, duke bërë që të anulohentë gjitha koncertet, dasmat e ahengjet familjare, por kjo nuk e bën Labin ta ndalojë këngën.

Ai mori kitarën dhe bashkë me djalin e tij kënduan në oborrin e shtëpisë, ndërsa u shpreh mirënjohës për vlerësimin që ia bën publiku atij.

“Fikë se fikë bile me muzikë. Sa herë që kendoja i ri me kitarë, e mendoja një publik që di të më vlerësojë. Sot falë Zotit e kam atë publik të dashur dhe shumë briliantë i cili më ka mbajtur në skenë, dhe që më kanë dhuruar gjithçka që kam sot çka do që shihni për rreth meje gjatë jetës. Përjetêsisht mirënjohës LABI DHE FAMILJA. FKSH”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Labi javë më parë bëri bujë me deklaratat lidhur me mundësinë e anulumit të dasmave, meqë rast paralajmëroi edhe protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat