Rovena falënderon Prishtinën për mbështetjen morale rreth çështjes së teatrit

Mediale Vip

Rovena falënderon Prishtinën për mbështetjen morale rreth çështjes së teatrit

Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:11
Rovena Stefa

Rrëzimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë u përcolle reagime të shumta, pasi e vlerësojnë si vendim të padrejtë të qeverisë.

Ata që ishin më të zëshëm rreth kësaj çështjeje ishin komuniteti artistik, madje kishte reagime të shumta në rrjete sociale edhe nga këngëtarët.

Me artistët e Tiranës u solidarizuan edhe në Prishtinë, disa artistë dolën me pankarta në duar, edhe këta kundër shembjes së teatrit.

Image

Këngëtarja Rovena Stefa, me anë të një postimi në Instagram, ka falënderuar Prishtinën për solidarizimin me Tiranën rreth kësaj çështjeje.

“Faleminderit Prishtine per mbeshtetjen morale duke protestuar per Shembjen e Teatrit”, janë fjalët që Rovena ia la fotos së shkëputur nga aksioni në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat