Vogëlushja nga filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” qenka fanse e Tunës, këngëtarja i bën këtë premtim

Mediale Vip

Vogëlushja nga filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” qenka fanse e Tunës, këngëtarja i bën këtë premtim

Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:31
Nisa Sofiya Aksongur

Filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix është “Mrekullia në qelinë nr.7”, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve.

Dy personazhet kryesorë në film janë një baba dhe vajza e tij, Ova.

Vajza në rolin e “Ova-s” quhet Nisa Sofiya Aksongur dhe është vetëm 9 vjeçe.

Menjëherë ajo ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit.

Mirëpo, nuk e dinim se “Ova” qenka fanse e këngëtares shqiptare, Tuna Sejdi.

Aktorja e famshme turke ka publikuar në “Instastory” foto të saj dhe në sfond është kënga e Tunës dhe Ylli Limanit në sfond, “A don hala”.

E surprizuar nga ky gjest, Tuna i ka ripostuar fotot e aktores turke në “Instastory”-n e saj dhe i ka bërë një premtim publik.

“Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin.”- i shkruan këngëtarja të voglës.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat